Sport

FORMULA 1 NË BELGJIKË/ Oscar Piastri i McLaren-it në “pole position”! Surpriza vjen nga Ocon, zhgënjen Hamilton

Ashtu siç pritej, Oscar Piastri siguroi “pole position” në kualifikimet Sprint për Çmimin e Madh të Belgjikës, duke vendosur edhe një rekord të ri në pistë

Piloti australian i McLaren-it lë pas me 477 mijë sekonda kampionin në fuqi Max Verstappen të Red Bull dhe me 618 mijë sekonda shokun e skuadrës, Lando Norris, të dy gjithashtu më të shpejtë se rekordi i mëparshëm.

Ferrari e vetme që përfundoi kualifikimin ishte ajo e Charles Leclerc, i cili u rendit i katërti.

Surpriza e radhës vjen nga Esteban Ocon, që me një Haas me motor Ferrari siguroi vendin e pestë, përpara Carlos Sainz që e çon Williams-in në rreshtin e tretë.

Pas tyre, renditen Oliver Bearman me Haas dhe Pierre Gasly me Alpine. Top 10 plotësohet nga Isack Hadjar Racing Bulls dhe një Gabriel Bortoleto gjithnjë e më bindës me Sauber.

Për pak jashtë top dhjetësh mbeti Liam Lawson me Racing Bulls, i ndjekur nga Yuki Tsunoda dhe George Russell, i penalizuar në fund të sesionit të dytë kualifikues  Russell la pas dy Aston Martin-ët e Fernando Alonso dhe Lance Stroll.

Zhgënjim i madh për Lewis Hamilton, i cili humbi kontrollin përpara finish-it dhe u rrotullua, duke mos kaluar në fazën tjetër. Një dështim i rëndë për shtatë herë kampionin, tani pjesë e Ferrarit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button