Vendi

Shpërt^imi në Sarandë ka lidhje me plagosjen e dyfishtë më 17 korrik, hidhet në erë makina e të kërkuarit

Shpërthimi që tronditi mbrëmjen e sotme qytetin e Sarandës ka lidhje me ngjarjen e ndodhur pak ditë më parë, pikërisht më 17 korrik, kur në lagjen nr. 3 të Sarandës, mbetën të plagosur Gëzim Hajdaraj, 33 vjeç dhe Ernest Lama, 25 vjeç.

Policia e Sarandës informon se rreth orës 23:50 të mbrëmjes së të hënës dyshohet se ka shpërthyer një sasi eksplozivi që ishte vendosur në makinën në pronësi të Klaus Jaçajt. I riu është shpallur në kërkim së bashku me dy të tjerë, pasi dyshohet se kanë përkrahur autorin e plagosjes së dyfishtë të 17 korrikut ndodhur po në lagjen 3.

Më datë 21.07.2025, rreth orës 23:50, në lagjen nr. 3, Sarandë, dyshohet se ka shpërthyer një sasi lënde eksplozive e vendosur në një automjet, ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Automjeti rezulton në pronësi të shtetasit K. J., 31 vjeç, person i shpallur në kërkim për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, në lidhje me ngjarjen e datës 17.07.2025, ku mbetën të plagosur me armë zjarri dy shtetas.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e saj ligjor.”

Për plagosjen e 17 korrikut, policia ka shpallur në kërkim Erjon Canaj, Artan Murtaj, Klaus Jaçaj dhe Ramadan Zoto. Ky i fundit dyshohet se ka qenë personi që ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të dy shtetasve, Ernest Lama dhe Gëzim Hajdaraj, duke i plagosur rëndë të dy.

Ramadan Zoto alias Dane është cilësuar si një person me rrezikshmëri të lartë si në Shqipëri, ashtu edhe në Greqi./SYRI.net

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button