Vendi

Aksion në orët e para të ditës në Elbasan, policia kontrolle në disa banesa të individëve që kanë lidhje me inceneratorin

Në Elbasan, në orët e para të mëngjesit të sotëm janë zhvilluar kontrolle në disa banesa të personave që kanë lidhje me inceneratorin në këtë qytet.  Sipas informacioneve, kontrollet vijnë në kuadër të hetimeve që po kryhen në këtë incenerator për veprën penale “shpërdorim detyre”.

Në mars 2025 Prokuroria e Elbasanit ka nisur hetim ndaj inceneratorit të Elbasanit teksa ka regjistruar dosje penale, ku fillimisht hetimi u hap për veprën penale të “Shkatërrimit të pronës me zjarr” dhe “Ndotjes së ajrit”.

Konkretisht bëhet fjalë për zjarrin që përfshiu inceneratorin e Elbasanit në korrik të vitit 2023. Prokuroria po heton për shkaqet e këtij zjarri dhe impaktin e jashtëzakonshëm që ky zjarr pati në mjedis.

Prokuroria ndërkohë ka zgjeruar hetimet ku përveç nenit 151 ka përfshirë edhe nenin 248 të Kodit të Procedurës Penale i cili përfshin veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”. Gjithashtu mësohet se tashmë është duke hetuar shoqërinë Eco Alb për këtë vepër penale./OraNews

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button