Sport

Përmbysje e çmendur në minutat e fundit, Vllaznia shënon katër herë në Letoni dhe avancon më tej në kualifikueset e Conference League!

Vllaznia do të luajë në turin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës…

Vllaznia ka arritur të bëjë përmbysjen e çmendur në Letoni përballë Dugavpils, duke triumfuar në Riga me rezultatin 2-4 dhe duke avancuar më tej në turin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës, pasi ndeshja e parë në Elbasan përfundoi 0-1 për letonezët.

Në takimin që po zhvillohet në Riga, kuqeblutë e Martinit e nisën mjaft mirë duelin duke kaluar në avantazh në minutën e 22’ me Mensah.

Gjithsesi, në harkun kohor të dy minutave, vendasit përmbysën çdo gjë.

Por, shkodranët nuk u dorëzuan dhe në fundin e pjesës së parë barazuan me Yagon.

Në pjesën e dytë, nënkampionët e Shqipërisë bënë pikërisht atë që nevojitej, në minutën e 74’ Dodaj shënoi golin e tretë për ekipin e tij, duke barazuar rezultatin e përgjithshëm.

Tre minuta nga fundi, ishte Mala, i cili shënoi dhe golin e katërt për shkodranët, i cili vulosi dhe kualifikimin.

Kështu, Vllaznia do të luajë në turin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës, aty ku do të presë fituesin e çiftit Vikingur Reykjavik-Malisheva. Nëse ekipi nga Kosova do të përmbysë islandezët në ndeshjen e kthimit, atëherë mund të kemi një “derbi” shqiptar në fazën tjetër.

REZULTATI:

DUGAVPILS 2-4 VLLAZNIA

Williams 33’, Diallo 35’ / Mensah 22’, Yago 45+1’, Dodaj 74′, Mala 87′

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button