Life Style

Është takuar me Erandin pas Ferma VIP?

Vera ka nisur e nxehtë jo vetëm për temperaturat, por edhe për ish-fermeren e “Ferma VIP 2”, Elinara Shehu. Pas përfundimit të reality show-t, Elinara është parë duke pushuar në disa nga plazhet më të bukura të jugut, me pamje provokuese që nuk kanë kaluar pa u vënë re në rrjete sociale.

Por përveç pushimeve, publiku është ende kurioz për marrëdhënien e saj me Erand Sojlin, e cila u komentua gjatë gjatë kohës që ishin të dy brenda Fermës. E pyetur në një intervistë për “Living Room”, Elinara ka hedhur poshtë çdo zë për një lidhje mes tyre:

Nuk kemi pasur asnjë takim pas daljes nga Ferma.”

Ndërkohë, Erandi, në një dalje televizive, ka pohuar se ende nuk ka marrë numrin e saj të telefonit, por i ka lënë një ftesë të hapur për darkë, drejtpërdrejt në emision.

A do të ketë një takim mes tyre jashtë kamerave? Kjo mbetet për t’u parë. Deri atëherë, Elinara po jeton një verë të qetë, mes punës dhe momenteve të pushimit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button