Zjarr i fuqishëm në ‘Pushimin e Shoferit’ në Lushnje/ Rrezikohen banesat pranë fshatit Krutje e Poshtme

Një zjarr i fuqishëm, i ndihmuar nga erërat e forta, ka përfshirë një zonë në vendin e quajtur “Pushimi i Shoferit” në Lushnje, duke djegur disa toka djerrë, shkurre dhe një parcelë me ullinj prej rreth 4 dynymësh.
Në vendngjarje ndodhen dy mjete zjarrfikëse të Shërbimit Zjarrfikës të Lushnjes, ndërkohë që banorët e zonës kanë ndërhyrë për të ndihmuar me pompa uji për të mbushur zjarrfikëset dhe për të shuar flakët.
Ndërhyrja energjike e zjarrfikësve, banorëve dhe forcave të policisë ka për synim ndalimin e përhapjes së zjarrit drejt banesave të fshatit Krutje e Poshtme, të cilat ndodhen shumë pranë vatrës së zjarrit.
Po punohet intensivisht për neutralizimin e flakëve dhe shmangien e çdo rreziku për jetën dhe pronën e banorëve.