Pamje TË RËNDA në Spanjë! Demi godet burrin me brirë, tetë të plagosur në festivalin famëkeq të San Ferminit

Festivali vjetor i ndeshjeve me dema në Pamplona të Spanjës ka nisur me një incident të rëndë, ku një burrë është goditur me brirë nga një dem, ndërsa tetë persona të tjerë kanë mbetur të plagosurgjatë përpjekjeve për të shpëtuar nga turma dhe kafshët e rrezikshme.
Vetëm dy minuta pas nisjes së vrapimit, gjashtë burra u dërguan me urgjencë në spital, ndërsa autoritetet konfirmuan se një prej tyre është në gjendje më të rëndë pas plagëve të marra nga brirët e demit.
Festivali famëkeq, që mbledh deri në 4,000 pjesëmarrës për çdo vrapim, mbulon një distancë prej afro 850 metrash dhe njihet për rrezikun ekstrem që u kanoset pjesëmarrësve. Zalagarda, një nga demat pjesëmarrës, është cilësuar si më i rëndi i këtij viti, duke arritur në 610 kilogramë.
Ngjarja e sotme është e para nga nëntë ditët e festivalit të San Ferminit, i cili nisi me festimet tradicionale të Chupinazo, ku mijëra njerëz të veshur me rroba të bardha dhe shall të kuq mbushin rrugët e Pamplonës, duke festuar me muzikë dhe sangria.
Ky festival, i bërë i njohur botërisht nga romani i Ernest Hemingway “Dielli gjithashtu lind”, ka shënuar deri më sot 16 viktima, ndërsa çdo vit regjistrohen afërsisht 300 incidente nga përplasjet e dhunshme me dema. Autoritetet bëjnë thirrje për kujdes maksimal, por adrenalina dhe tradita vijojnë të tërheqin turma të mëdha në këtë spektakël të rrezikshëm.