Bota

Itali/ Një person humb jetën tragjikisht pasi ‘përpihet’ nga motori i avionit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aeroportin Orio al Serio të Bergamos, në Itali, ku një burrë humbi jetën pasi u thith nga motori i një avioni që po përgatitej për nisje.

Sipas të dhënave paraprake, burri nuk ishte as pasagjer dhe as punonjës i aeroportit.

Nga hetimet e deritanishme rezulton se ai kishte mbërritur në afërsi të aeroportit me makinën e tij, kishte hyrë në pistë përmes një daljeje emergjente dhe kishte filluar të vraponte në drejtim të një avioni Airbus A312, i cili sapo kishte nisur lëvizjen drejt nisjes.

Ngjarja ndodhi brenda pak sekondash dhe autoritetet e sigurisë nuk arritën ta ndalonin në kohë. Fatkeqësisht, ai u thith nga motori i avionit, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Policia dhe prokuroria janë duke hetuar mundësinë që të bëhet fjalë për një akt vetëvrasjeje.

Avioni ishte planifikuar të nisej drejt Asturias, në veri të Spanjës. Pas incidentit, aeroporti i Bergamos u mbyll për rreth një orë. Syri.net-ToBima.gr 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button