S*ksi pas të 50-ave: Ndryshimet hormonale dhe psikologjike që ndikojnë marrëdhëniet intime

Ndërsa shumica e njerëzve hyjnë në moshën e mesme, ndryshimet në jetën seksuale bëhen gjithnjë e më të dukshme.
Mjekët dhe psikologët bien dakord se ulja e hormoneve si estrogjeni dhe testosteroni është vetëm një pjesë e sfidave me të cilat përballen çiftet në këtë moshë.
Libidoja e ulët dhe reagimet e ndryshuara seksuale janë simptomat më të zakonshme, por sipas specialistëve, kjo është vetëm maja e ajsbergut. Ndryshimet fizike, emocionale dhe sociale që vijnë me moshën, krijojnë një seri reagimesh zinxhir që prekin jo vetëm seksin, por edhe vetëvlerësimin, marrëdhënien me partnerin dhe mënyrën si perceptojmë dashurinë dhe dëshirën.
Tre faktorët kryesorë që ndikojnë negativisht seksualitetin në këtë moshë:
Vetëperceptimi i përkeqësimit – Ndryshimet në peshë, pamje dhe energji shpesh bëjnë që individët të ndihen më pak të dëshirueshëm, çka ndikon drejtpërdrejt në dëshirën seksuale.
Ndryshimi i prioriteteve – Partnerët shpesh nuk ndodhen në të njëjtin “fazë mendore”. Gratë fillojnë të përqendrohen në nevojat e tyre emocionale dhe personale, ndërsa burrat kërkojnë më shumë kënaqësi dhe argëtim. Kjo shpesh sjell tension dhe mungesë komunikimi në çift.
Seksualiteti në rënie – Gratë në periudhën e menopauzës përjetojnë ulje të dëshirës, ngacmim të ngadaltë dhe vështirësi për të arritur orgazmën. Nga ana tjetër, burrat përballen me rënie të testosteronit, mosfunksionim erektil dhe lodhje seksuale, edhe kur përdorin medikamente ndihmëse.
Ekspertët theksojnë se seksualiteti pas të 50-ave nuk është fundi i jetës intime, por një fazë e re që kërkon pranim, komunikim të hapur dhe përshtatje me realitetin e trupit dhe emocioneve të reja.