Rajoni

Maqedonia paralajmëron taksa për të pamartuarit

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka ngritur alarmin për rënien drastike të natalitetit në vend dhe ka paralajmëruar masa të diskutueshme, përfshirë vendosjen e taksave shtesë për të pamartuarit, si pjesë e një strategjie për të nxitur rritjen e lindjeve.

Në një aktivitet të fundit qeveritar, Mickoski theksoi se vendi përballet me një krizë të thellë demografike, duke theksuar se vetëm në vitin 2024 janë regjistruar 16.061 lindje dhe 20.201 vdekje, duke çuar në një rënie natyrore të popullsisë me 4.140 persona brenda një viti.

Në katër vitet e fundit kemi humbur më shumë se 33 mijë banorë, njësoj sikur të ishte zhdukur një qytet si Kavadari apo Kërçova,’ deklaroi Mickoski.

Sipas tij, norma e lindshmërisë ka rënë ndjeshëm nga 12,5 për mijë banorë në vitin 2010, në vetëm 8,8 për mijë në vitin 2024. Kryeministri shtoi se në shumë zona rurale dhe komuna tashmë nuk ka më nxënës të klasës së parë, ndërsa numri i personave që jetojnë vetëm është në rritje.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button