Lajme

Skandal në Kongresin e UEFA-s në Serbi, hiqen simbolet e Kosovës në mënyrë të turpshme

Në një fotografi të publikuar nga “Associated Press”, shihet dikush nga Këshilli Organizativ, teksa heq simbolet e Kosovës nga Kongresi i UEFA-s që po mbahet në Beograd.

Në këtë Kongres i pranishëm është kreu i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, i cili mbrëmë u filmua pranë flamurit të Kosovës në vendin ku sot po mbahet kongresi i UEFA-s.

Flamuri i Kosovës u ngrit dje në Beograd, mes 54 vendeve të tjera, në hyrje të sallës ku sot po mbahet Kongresi i 49-të i UEFA-s.

Ndërsa sot Federata e Futbollit e Serbisë ka hequr flamurin e Kosovës.

Por jo vetëm kaq edhe në sallën ku po mbahet ky Kongres të gjitha vendet anëtare përfaqësohen me flamujt e tyre, vetëm ajo e Kosovës jo, e cila shihet vetëm me logon e Federatës së Futbollit të Kosovës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button