Sarandë, burri plagos me th*kë bashkëshorten, gruaja jashtë rrezikut për jetën

Një ngjarje e rëndë është shënuar vetëm pak minuta më parë në Sarandë, ku burri ka plagosur me thikë bashkëshorten.
Ngjarja ka ndodhur para pak minutash në lagjen nr. 4 të Sarandës, ku M. B ka mbetur e plagosur në bark me thikë.
Ajo është transportuar menjëherë në spitalin e Sarandës, ku mësohet se po merr ndihmën e parë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ende nuk dihet shkaku i ngjarjes.
Sarandë/Informacion paraprak
Rreth orës 17:40, në banesën e tyre, në lagjen nr. 4, Sarandë, dyshohet se shtetasi A. B., 55 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë) bashkëshorten e tij, shtetasen M. B., 51 vjeçe, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë vijojnë krehjen e zonës me qëllim kapjen e autorit.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.