“Ti denigrove veten tënde”/ Egli i bërtet Gertës dhe largohet nga biseda: Nuk di të fikesh, hiqe…

Gerta dhe Egli janë përfshirë në një debat të fortë me njëra-tjetrën ditën e sotme në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”
Gerta dhe Egli janë përfshirë në një debat të fortë me njëra-tjetrën ditën e sotme në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”.
Egli në një moment i tha banores se ‘Loredana dhe Jozi nuk i krijuan probleme se u bashkuan sërish bashkë’ dhe nëse do ribashkohej ajo me Gjestin do të ishte problem.
Gerta i tha se e njeh historinë e tyre: “Ua kam thënë atyre gjërave. Loredana përderisa kundërshtoi babain dhe vazhdoi ndjenjën e saj përpara. Nuk krahasohet ajo që ka bërë ti me Loredanën”.
Teksa dy banoret po bisedonin, Egliështë larguar dhe i drejtohet Gertës duke i thënë që të flasë me veten.
Pjesë nga debati:
Gerta: Ti denigrove veten tënde, Loredana ishte njeri me tru në kokë
Egli: Unë personalisht nuk po ju bëja gjë juve, unë veten time po dëmtoja jo ju. Loredana është më e zgjuar se unë
Gerta: Loredana nuk merrte shembull Jozin që e shkelte me këmbë, Loredana merrte shembullin e Jozit kur fliste një vajzë, kur i bënte një ofendim Loredana nuk e mbështeste
Egli: A do pushosh o njeri se vë një kasetë dhe nuk e heq më, na çmende. Ik o Gerta se nuk di të fikesh, hiqe kasetën
Gerta: Po duhet të dëgjosh
Egli: Nuk po të dëgjoj fare se flet budallallëqe