Vendi

Reshje shiu në të gjithë territorin, si parashikohet moti për sot.

Edhe kjo e premte, ashtu sikurse ditët e mëparshme, do të shoqërohet me mot të paqëndrueshëm.

Në zonat malore pritet të vazhdojnë reshjet e borës, ndërsa në pjesën tjetër të vendit do të jenë prezente reshjet e shiut.

Gjatë ditës, sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, temperaturat do të variojnë nga 11 gradë Celsius në Bajram Curr dhe Peshkopi deri në 21 gradë Celsius në Elbasan.

Era do të fryjë nga kuadrati i lindjes me shpejtësi mesatare deri në 7m/sek, ndërsa valëzimi në det nuk do t’i kalojë 1 ballë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button