Lajme

Prangosja e ish-zyrtarëve të PS nga SPAK, Rama paralajmëron socialistët: Kush devijon nga rruga, të shkojë ku ka vendin

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar socialistët se, sipas tij, kush devijon nga rruga për qëllimin e përbashkët dhe bën punë jo të ndershme mbas shpinës së tij duhet të shkojë atje ku ka vendin.

Rama bëri deklaratën teksa komentoi arresimet në radhët e PS-së me urdhër të SPAK, teksa theksoi se gjithmonë do ta mbështesë Prokurorinë e Posaçme. Kreu i qeverisë u shpreh se vija e PS-së është e qartë, duke theksuar se nuk duhet ta ulin kokën, ndërsa akuzoi opozitën se po përdor arrestimet e zyratëve socialistë nga SPAK.

“Ata që s’do të kenë asnjëherë në dorë e shikojnë SPAK si të vetmen shpresë që të kapin ndonjë gjë, sepse ndryshe nuk kanë se si të luftojnë fare me ne. E shohin si aleat për të bërë politikë opozitare, është normale, puna e tyre”, deklaroi Kryeministri.

Edi Rama: Ne dorëzuam shpatën për herë të parë drejtësisë. Tani ne duhet të ulim kokën për këtë? Përkundrazi përtej të gjitha lajthitjeve që mund të ketë ky proces, në thelb është proces historik, i domosdoshëm që do e mbështesim deri në fund. Ata që s’do të kenë asnjëherë në dorë e shikojnë SPAK si të vetmen shpresë që të kapin ndonjë gjë, sepse ndryshe nuk kanë se si të luftojnë fare me ne. E shohin si aleat për të bërë politikë opozitare, është normale, puna e tyre.

Bufi i kënetës bashkë me kënetën thonë do ta shkrijmë më 12 Maj. Ne jemi garantët për këtë dhe jemi shumë krenar, e kemi të qartë vijën: Kush është këtu për qëllimin e përbashkët është i nderuar, kush devijon nga rruga për qëllimin e përbashkët dhe përdor fuqinë që i jep populli përmes PS për të bërë punë jo të ndershme mbas shpinës tonë të shkojë atje ku ka vendin. Është e thjeshtë, s’ka asnjë gjë për të pasur dyshime dhe dilema/sot.com

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button