“Do i bëj pensionet aq e kaq”, Berisha i përgjigjet Ramës: Sot ⅔ e pensionistëve marrin më pak se 200 euro, ti me Lul bravën…

Kryetari i PD-së Sali Berisha iu përgjigj kryeministrit Rama, i cili e ka ironizuar për premtimet e tij për rritjen e pensioneve.
Rama deklaroi dy ditë më parë se disa politikanë që e dinë që nuk do vijnë në pushtet, bëjnë premtime për shifra të mëdha të rritjes së pensioneve.
“Pensionet do ti rrisim siç i kemi parashikuar. Nuk do ketë pension nën 200 euro, i pjesshëm, i plotë, çfarëdo qoftë ai. Sot nën 200 euro janë ⅔ e pensionistëve shqiptarë. Atij nuk ia ndjen se ai ka vetëm hallet e sarajeve të tij. 57% e pensionistëve marrin pension më pak se 165 euro. Ky njeri është i shkëputur nga realiteti, është me Lul Bravën”, tha Berisha.
Sipas tij “Në momentet më serioze për një vend siç janë fushatat, ai servir hardhuca dhe bretkosa dhe tallje, mashtrime, gënjeshtra. 11 maji po vjen, shqiptarët do i presin biletën”./Top Channel