ShowBiz

Rozana nuk e duron dot Loredanën, e godet në fytyrë

Në rrjetet sociale po qarkullon me shpejtësi një video nga shtëpia e “Big Brother VIP Albania, ku Loredana shihet duke zgjuar në mëngjes Rozana Radin.

Megjithatë, reagimi i artistes ishte i papritur, pasi ajo e goditi në fytyrë reperen pas këtij veprimi.

Videoja ka shkaktuar shumë reagime nga ndjekësit, të cilët menjëherë kërkuan që “vëllai i madh” të marrë masa dhe të dërgojë zarfin e zi.

Por, mbetet të shihet nëse produksioni do të ndërhyjë për këtë situatë. Pas kësaj, Loredana vazhdoi të zgjonte edhe banorët e tjerë të shtëpisë, por ata reaguan ndryshe nga Rozana dhe nuk patën të njëjtën sjellje ndaj saj.

Ky moment tashmë është bërë një nga temat më të diskutuara nga fansat e spektaklit, të cilët po presin me padurim zhvillime të reja.

Nga ana tjetër, ky incident ka ngjallur diskutime edhe mes banorëve të tjerë brenda shtëpisë, ku disa prej tyre janë përpjekur të qetësojnë situatën, ndërsa të tjerë e kanë kritikuar sjelljen e Rozanës.

Pavarësisht tensioneve, Loredana ka vijuar të qëndrojë e qetë dhe nuk e ka komentuar më shumë incidentin, ndërsa Rozana gjithashtu nuk ka bërë ndonjë reagim të drejtpërdrejtë pas kësaj ngjarjeje

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button