Jozi deklaroi se Livia ka bërë “gjëra” poshtë jorganit me Rozanën, ish-banorja sqaron gjithçka: “Xheloz, ai ka shpikur sepse unë dhe Rozana…”

“Jozi nuk fle dhe është shumë i habitshëm sepse edhe natën…”
ftuar në emisionin “Pardon My French” ka qenë Livia Brunga. Ish-banorja e “Big Brother VIP” ka treguar më shumë detaje nga rrugëtimi i saj dhe eksperienca në këtë format. Livia gjithashtu ka dhënë mendimin e saj në lidhje me situatat e ndodhura deri më tani dhe jo vetëm kaq…
Pas rikthimit të tij brenda në shtëpinë e BBV, Joz Marku bëri një deklaratë të fortë për Rozana Radin dhe ish-banoren. Jozi pretendoi se ka parë dy vajzat duke bërë “gjëra” poshtë jorganit, deklaratë kjo që trazoi rrjetin, por në lidhje me këtë Livia vendosi të sqaronte gjithçka duke thënë se:
Çfarë kishim për të bërë ne poshtë jorganit? Do t’ju them diçka që Rozana kur fle e zë komplet shtratin saqë edhe kur u futa tek loja e mosreagimeve ia kam thënë këtë gjë. Jozi nuk fle dhe është shumë i habitshëm sepse edhe natën kur ti u zgjoje e shikonim sepse e kishim përballë. Ishte goxha i zgjuar dhe jo sonambul, i shihte gjasme të gjitha.
Normalisht unë dhe Rozana shumë herë kishim maksimum nevojë të thonim diçka pak më me kod, pëshpërisnim. Ai ka shpikur çfarë ka dashur. Kemi pasur një gjë shumë të vërtetë se Jozi me Loredanën dhe mbase ka qenë xheloz.
Më tej Livia shtoi se:
Jozi është një llafazan, nuk më pëlqen. Nuk ka për çfarë të më pëlqejë.