Lajme

‘Propaganda Rama’/ Hoxhaj: Shqipëria e narkoshtetit shumë larg BE-së, kryeministri do të përfundojë në qeli

Gazetari Julian Hoxhaj, i ftuar në emisionin ‘A Show’, me Adi Krasta, foli mbi premtimet boshe dhe të pambajtura nga kjo qeveri aktuale në pushtet ku cilësoi se e ka kthyer vendin në një narkoshtet ku BE nuk do ta pranojë kurrë.

Hoxhaj cilësoi se, Rama është një kryeministër i cili punon dhe jeton për pushtet dhe është po ky kryeministër i cili e ka mbushur kuvendin, institucionet, bashkitë, dhe administartën me persona që janë me precedentë penalë.

Ai gjithashtu tha se kryeminstri Edi Rama nuk e ka larg ditën që do të përfundojë në qeli si pasojë e e aferave të firmosura nga vetë ai duke nisur nga inceneratorët joekzistentë, sterilizimi, konçensione dhe shumë të tjera…

Julian Hoxhaj:

Çështja  është masivizimi dhe fuqia për ta shpërndarë mesazhin dhe pastaj për ta dekodifikuar le të themi gënjeshtrën që thotë kryeministri çdo ditë. Propagandën e tij që ka qenë arma e tij më e fortë në të tre mandatet qeverisëse, mjafton të ja kthesh mbrapsht, të sjellësh në vëmendje deklarat që ka bërë, që nga fushata e vitit 2013 dhe deri më sot dhe është shumë e thjeshtë për tu kuptuar kush është kryeministri.

Mjafton që ato deklarata ti ballafaqosh me deklaratat e shefit të mazhorancës dhe atë e nxjer zbuluar. Problemi që ka sot çdo shqiptarë është se nuk e ka kryeministrin përballë. Përballë në kuptimin figurativ, pra të ketë përballë gazetarët që ai të përballet realisht me njerëzit që punojnë çdo ditë me informacionin, faktete për ti thënë që ka premtuar 24h ujë në 2013 dhe po e premton edhe në 2025.

Unë personalisht si qytetarë si gazetarë, si njeri i angazhuar që kam pasur një kontribut në shoqërinë civile, absolutisht nuk besoj që Rama do të qojë Shqipërinë në BE. Të gjitha të dhënat deri tani të qeverisjes më tregojnë një anë të kundërt, që është ana e Shqipërisë që është shumë larg BE-së.

Të gjitha raportet sot Shqipërinë e cilësojnë narkoshtet. Nëse flasim për shtet të cilësuar narkoshtet që do futet në BE, biem dakort sepse do të jetë narkoshteti i parë i Europës që do të marrë integrimin në BE. Kjo ka nisur që në mandatin e tij të parë. Me një kryeministër që kriminalizoi kuvendin, institucionet, bashkitë, administratën, e mbushi kuvendin me njerëz me precedent penalë.

Ajo çfarë ka ndodhur pas 2021, dekriptimi i sms të SKY na tregon që brenda mazhorancës ish deputetë porosisnin apo kërkonin kokën e deputetëve socialistë. Situata është e rëndë, një njeri i tillë thotë do të bëjmë, kemi bërë shtet. Ky është shteti i kryeministrit. Shteti që krijues të institucioneve u bënë drejtorë dhe krijuan kompani që u jepnin tenderat miliona euro vetëm në një grusht drejtuesish të rëndësishëm dhe këtë njerëz sot janë  pas hekurave.

Shteti i Ramës është shteti i shëndetësisë falas, është shteti ku vidhet çdo fond publik…

Rama jeton për pushtet, e ka thënë në një emision, për pushtet jeton dhe punon. Ai pa të nuk ekziston. Në Shqipëri duhet të sanksionohet me kushtetutë që nuk duhet të ketë më shumë se dy mandate kryeministër. Për një demokraci të brishtë, për një vend të vogël ku pesha e elektoratin është e tillë duhet të ketë masa kufizuese për të mos lejuar që njerëzit mos të kalojnë në të tilla delire. Kryeministri është në delirin e tij të pushtetit. Ajo që është e rëndësishme, këtu flas si gazetarë dhe jo si komentatorë, është fakti që sot kryeministri është një nga njerëz me potencialin më të madh për të përfunduar në qeli. Aferat që ai ka firmosur, që nga sterilizimi, inceneratorë që nuk ekzistojnë, konçensione, tuneli i Llogarasë…

© SYRI.net

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button