Deklarata e plotë e Shtëpisë së Bardhë pas telefonatës mes Donald Trump dhe Vladimir Putin

Siç ishte paralajmëruar, presidentët Donald Trump dhe Vladimir Putin zhvilluan një bisedë telefonike, e cila zgjati të paktën Shtëpia e Bardhë sqaroi përmes një deklarate se çfarë u diskutua në telefonatën mes presidentit Donald Trump dhe presidentit Vladimir Putin.
Deklarata e plotë e Shtëpisë së Bardhë:
Sot, Presidenti Trump dhe Presidenti Putin biseduan për nevojën e paqes dhe një armëpushimi në luftën në Ukrainë. Të dy liderët ranë dakord se ky konflikt duhet të përfundojë me një paqe të qëndrueshme.
Ata theksuan gjithashtu rëndësinë e përmirësimit të marrëdhënieve dypalëshe mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë. Sipas tyre, gjakderdhja dhe shpenzimet e mëdha nga Ukraina dhe Rusia në këtë luftë do të ishin më mirë të përdoreshin për nevojat e popullit të tyre.
Ky konflikt nuk duhej të kishte nisur kurrë dhe duhej të ishte përfunduar prej kohësh përmes përpjekjeve të sinqerta dhe me vullnet të mirë për paqe.
Liderët ranë dakord se hapi i parë drejt paqes do të jetë një armëpushim në sektorin e energjisë dhe infrastrukturës, si dhe negociata teknike për zbatimin e një armëpushimi detar në Detin e Zi, një armëpushim të plotë dhe një paqe të përhershme. Këto negociata do të fillojnë menjëherë në Lindjen e Mesme.
Të dy liderët diskutuan gjerësisht për Lindjen e Mesme si një rajon me potencial për bashkëpunim në parandalimin e konflikteve të ardhshme.
Gjithashtu, ata theksuan nevojën për ndalimin e përhapjes së armëve strategjike dhe do të angazhohen me vende të tjera për të siguruar zbatimin më të gjerë të mundshëm të kësaj mase.
Të dy liderët ndanë mendimin se Irani nuk duhet të jetë kurrë në një pozicion për të shkatërruar Izraelin.
Në fund, Trump dhe Putin ranë dakord se një e ardhme me marrëdhënie të përmirësuara mes SHBA-së dhe Rusisë sjell përfitime të mëdha. Kjo përfshin marrëveshje të mëdha ekonomike dhe stabilitet gjeopolitik pasi të arrihet paqja.