Vendi

Rikthehen reshjet e dëborës/ Parashikimi i motit i motit për sot, 17 mars 2025

Orët e paradites do të paraqiten nën mbizotërimin e alternimeve të kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta në pjesën më të madhe të vendit ku hera – herës vranësirat do të pësojnë zhvillim duke gjeneruar rrebeshe shiu në të gjithë territorin, më të dendura në zonat veriore dhe veriperëndimore.

Ndërkohë, orët e pasdites dhe mbrëmjes do të sjellin dendësim të vranësirave si edhe shtim të intensitetit të reshjeve. Rikthehen reshjet e dëborës në zonat e thella malore në lartësinë mbi 900 metra.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë sërish rënie të tyre duke u luhatur nga 2°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Peshkopisë deri në 19°C vlera maksimale e cila pritet në qytetin e Vlorës.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare, përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 40 km/h nga drejtimi Veriperëndimor; për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim 3 ballë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button