Zebërvoki ironi me produksionin për banorët që dalin e rifuten në Big Brother: Sa budalla jam treguar!

Dalja e disa banorëve dhe rikthimi i tyre në shtëpinë e Big Brother ka zhvlerësuar jo vetëm Zarfin e Zi (që mbahet si gjë e madhe), por edhe vetë programin, me një stil ‘shto ujë e shto miell’.
Në fund të fundit ata që dalin nuk duhet të rikthehen më, sepse kanë marrë shumë informacione nga jashtë dhe ashtu siç u pa, asnjëri nuk rezultoi i suksesshëm. As Amberi, që doli me dëshirë, as G Bani e as Jozi nuk ‘e ndritën’ me rifutjen në Big. Kështu që, nuk kemi ‘shpresa’ as tek Egli. Pikërisht pas futjes së saj në shtëpi, ka reaguar edhe Zebervoki, një ish-banor, i cili u pëlqye fillimisht nga publiku dhe duhet thënë se dalja e tij, nuk ishte e mirë menduar:
“Rrija unë i shkreti me merakun mos po bëj ndonjë gabim, po përfshihem emocionalisht e po ia kërcas ndonjërit turinjve aty brenda shtëpisë, se thashe: do marr ndonjë zarf të zi e do më nxjerrin. Po ta kisha ditur që Vëllai i Madh qenka kaq zemër gjerë këtë vit, kisha luajtur aty pa pikë teklifi. Kush ta meritonte ndonjë grusht turinjve, aty ‘bam’. Dilja bëja dy javë pushime, futesha prapë. Aaa, çfarë paskam humbur! Nejse, hamë ca makarona.”, tha polico-aktori. /Pamfleti