ShowBiz
Egli Tako kërkon të rikthehet në shtëpi: Dua të ve në vend dinjitetin tim

Egli Tako kërkon votën e publikut për t’u rifutur në shtëpi dhe për t’iu kthyer sërish lojës së saj, që ajo ndërpreu pak ditë më parë për arsye shëndetësore.
Egli Tako:“Ka qenë një ndër gripërat më të vështirë, që kaloi në mushkëri. U bashkua dhe me rëndesën emocionale, erdhi një pikë që më lanë fuqitë.
Mendoj se kisha nevojë të merrja frymë, kisha nevojë të ndieja dashurinë e sinqertë, pavarësisht se i gjeta në një gjendje jo të mirë në shtëpi.
Në fakt, për ta jam sot këtu. Mami sot ka ditëlindjen dje para se të isha u thashë se ky rikthim është për ju dhe për të vënë në vend dinjitetin tim”.