Champions/ Liverpooli “digjet” te penalltitë, PSG bën mrekullinë në “Anfield”! Kalojnë dhe Barça, Interi e Bayerni

Janë mësuar katër skuadrat e para çerekfinaliste të këtij sezoni në Ligën e Kampionëve.
Barcelona ishte e para që e siguroi këtë spot, me katalanasit që bënë detyrën dhe në ndeshjen e dytë kundër Benficës, duke fituar 3-1 në sfidën që u luajt në orën 18:45.
Bayerni gjithashtu nuk la vend për surpriza kundër Leverkusen. Pas fitores 3-0 në ndeshjen e parë, të besuarit e Kompany arritën të fitonim dhe në transfertë me rezultatin 0-2 dhe duke prekur çerekfinalen.
Aty, bavarezët do të gjejnë Interin, si ccifti i parë ccerekfinalist i konfirmuar këtë mbrëmje.
Zikaltrit gjithashtu nuk zhgënjyen përballë Feyenoordit, duke fituar në “San Siro” me rezultatin 2-1.
Emocione erdhën nga “Anfield”, aty ku për 90 minuta, PSG po mundte Liverpoolin 0-1, me supersfidën që shkoi në shtesë, e cila nuk prodhoi fitues.
Në “ruletën” e 11-metërshave, ishin francezët që u treguan më të saktë, duke avancuar më tej.
REZULTATET:
BARCELONA 3-1 BENFICA (1-0)
Raphina 11’, 42’, Yamal 27’ / Otamendi 13’
BAYER LEVERKUSEN 0-2 BAYERN MUNCHEN (0-3)
Kane 52’, Davies 71’
INTER 2-1 FEYENOORD (2-0)
Thuram 8’, Calhanoglu (P) 51’ / Moder (P) 42’
LIVERPOOL 0-1 PSG (1-4 P) (1-0)
Dembele 12’/Tch