ShowBiz

“Babin e kam përqafuar vetëm një herë në jetë”/ Rizarta rrëfen historinë e saj: Shtiresha si e vdekur… nuk vinte askush

Babin e kam përqafuar vetëm një herë në gjithë jetën time”, kjo ishte një nga frazat e rrëfimit të Rizartës.

Në lot ajo ka rrëfyer se është ndjerë e vetmuar, teksa shprehet se e ka ndjerë gjithmonë mungesën e ngrohtësisë nga prindërit e saj.

“Shpesh shtiresha sikur kisha vdekur për të parë nëse do ta ndjente dikush mungesën time. Nuk vinte askush”, është shprehur ndër të tjera banorja.

Motra ka qenë personi që i ka qëndruar më pranë në të gjithë momentet e vështira.

Pas rrëfimit, Rizarta është surprizuar nga babai i saj në një lidhje telefonike.

“Të duam më shumë seç na do ti neve, pavarësisht se nuk e shprehim. Jemi shumë krenarë për ty. Duhet të vazhdosh ashtu siç je, e fortë dhe e përgjegjshme. Ne jemi shumë mirë, përqëndrohu tek loja. Të shohim çdo ditë”, u shpreh babi i Rizartës gjatë surprizës.

Më pas banorja e “Big Brother VIP” u takua edhe me motrën e saj, teksa mes përqafimesh rikthyen disa momente nga fëmijëria e tyre./Tch

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button