Agron Malaj në listat e PS, reagon ashpër xhaxhai i Aleks Nikës, i çon mesazh Klosit live në studio: Keni gabuar!

Mbrëmjen e kësaj të marte, Mark Nika, xhaxhai i Aleks Nikës, i vrarë më 21 janar 2011, ka dërguar një mesazh në emisionin “Real Story”, ku i kërkon gazetarit Sokol Balla ta pyesë në studio Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Socialiste Blendi Klosi, nëse Agron Malaj, ish-komandanti i “Grupit të Zjarrit” më 21 janar do kandidojë për deputet të Partisë Socialiste më 11 maj.
Ai thekson se nëse kjo gjë është e vërtetë, atëherë Partia Socialiste ka gabuar me këtë zgjedhje.
Mesazhi:
Kam një masazh nga Mark Nika, që është xhaxhi i Aleks Nikës, vrarë më 21 janar 2011: Mirëmbrëma Sokol, mundësisht nëse mund ta pyesni z. Klosi se a është e vërtetë se Agron Malaj, ish-komandanti i “Grupit të Zjarrit” më 21 janar, a është kandidat për deputet i Partisë Socialiste, nëse po, thuajini se keni gabuar”/OraNews