Humbje e madhe për Kuvendin/ Petro Koçi tërhiqet nga gara e 11 majit

Deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi, ka njoftuar tërheqjen nga gara për deputet në zgjedhjet e 11 maj. Në një postim në Facebook, Koçi shpjegon edhe arsyet pse ka marrë këtë vendim.
“Unë nuk do të jem në listën përfaqësuese të kandidaturave për deputetë, jo për ndonjë paburrëri politike, frikë nga dështimi personal apo braktisje të shpirtit të solidaritetit, por sepse, ndryshe nga të gjithë ju, jam i vetmi që nuk kam shansin e startit në kushte të barabarta, pasi nuk kam në ngarkim një zonë përgjegjësie politike elektorale”.
Por në njoftimin e largimit të tij ai thumbon edhe kreun e qeverisë dhe kolegët e tij kur shkruan.
E shfrytëzoj këtë komunikim publik për t’i bërë thirrje çdo kolegu, deputet ose jo, që ka probleme hetimore serioze me SPAK-un, të mos kandidojë në këto zgjedhje. Kam besim se çdo person, të cilit do t’i ndërpritet procesi hetimor apo do të mund të marrë pafajësinë më vonë, PS-ja do t’i japë meritat e duhura në vijim”, thotë ai.
Për të vetmet gjera që do të mbahet mend në kuvend Petro Koçi janë histerizmat dhe thirrjet e tij tipike komuniste, për të cilët jo vetëm kuvendi por asnjë lloj skene nuk ka nevojë./E.I//SYRI.net