Vendi

Parashikimi i motit për sot, 11 mars 2025

Që në orët e para të mëngjesit, Shqipëria do të përfshihet nga një sistem i dendur vranësirash duke sjellë reshje shiu si fillim në zonat Veriore dhe Veriperëndimore dhe gradualisht do të shtrihen në të gjithë territorin e vendit.

Më të dendura shirat do të jenë në zonat Veriore ku priten edhe rrebeshe, shoqëruar herë pas here me stuhi të forta ere.

Kushtet e paqëndrueshme atmosferike do të na shoqërojnë deri mëngjesin e së mërkurës.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë në orët e mëngjesit, por ulen maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga 5°C vlera më e ulët e shënuar në zonat e verilindjes deri në 21°C vlera më e lartë e cila do të shënohet në Jug të vendit.

Era do të fryjë e fortë duke arritur shpejtësinë maksimale 70 km/h nga drejtimi permanent Jugor. Kjo do të bëjë që në brigjet detare të krijohet dallgëzim 6 ballë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button