”Lushnja vjen si era e p*rdhës së plevitosur”, Korreshi në Kuvend: Pesticidet, emergjencë kombëtare

Deputeti i PD, Saimir Korreshi, ka ironizuar në fjalën e tij në Kuvend, situatën aktuale të qytetit të Lushnjes, duke theksuar se Lushnja ka përjetuar një periudhë të vështirë gjatë 10 ditëve të fundit, ku është përhapur një aromë e rëndë nga bërësitë e ullirit, e cila, e ka bërë të pamundur jetesën normale për qytetarët.
Ju dërgoj selam nga Lushnja, e cila ka kaq ditë, 10 ditët e fundit, mbi 4 vite që vjen era bërsi ulliri.
U tmerruan lushnjarët, nuk ka shans njeri të dal të pi një kafe”, tha ai, ndërsa nuk denjoi të përdor edhe një krahasim për këtë situatë, duke thënë “vjen si era e pordhës së plevitosur”.
Një tjetër shqetësim që Korreshi ngriti ishte përdorimi i pesticideve të palejueshme, që po dëmtojnë sigurinë ushqimore dhe shëndetin e qytetarëve.
Ai e quajti këtë një emergjencë kombëtare dhe kërkoi që qeveria të marrë masa për të zgjidhur këtë problem.
Dhe një shqetësim për Lushnjën dhe për gjithë Shqipërinë, 35 pesticide të palejueshme ku është cenuar fortë siguria ushqimore të atyre që hamë.
Këto nuk i sjellin bujqit, po i blejnë te ata që ka licensuar kjo qeveri dhe që futet te këto dogana. Këto pesticide që po na hanë dhe që na është bërë kanceri si me qenë virozë, grip.
Kjo është emergjenca kombëtare dhe që duhet të zgjidhni. Lushnjës i hiqni kundërmimin se e mbytët”, tha ai.
“Ore na tregoni cik formulën se keni ardhur jeni lëshuar, keni marrë të gjitha gratë e Lushnjes dhe na i keni nxjerrë për dreka për darka, e po kërceni.
Ore na tregoni nga i gjeni lekët që bëni gjithë këto festa, se vdiqëm, ne nuk po nxjerrim dot gratë në Pazar, t’i japim kafe të zezë”, tha ai./OraNews