Vendi

Vizita e Blinken në Tiranë, kolonel Demiraj: Mesazh i fortë për Vuçiçin dhe Rusinë

Vizita e Sekretarit Amerikan të Shtetit në vendin tonë pak ditë më parë ishte një mesazh për Serbinë dhe Rusinë që tentojnë të destabilizojnë Ballkanin. Kështu e lexon kolonel Dritan Demiraj vizitën e Antony Blinken në Tiranë. Në një lidhje me Ditarin e Bruna Çifligut në A2 CNN ai tha se do të kishte dashur që të ishte takuar edhe me opozitën reale euroatlantike.

“Mesazh për të gjithë partnerët që tentojnë të destabilizojnë Ballkanin, mesazh Serbinë, mesazh Vuçiç dhe federatën ruse, e cila 2-3 vitet e fundit është përpjekur të aplikojë format e luftës hibride, luftë informative. Vizita ishte e suksesshme dha mesazhet e duhura që SHBA nuk ka ndërmend të lëshojë pe në territorin e Shqipërisë dhe në Kosovë”.

Për shqetësimin e liderëve kosovarë se mund të përsëritet një sulm si ai i Banjskës më 24 shtator, Demiraj u përgjigj se presidenti serb nuk do të guxojë pasi ka marrë paralajmërime të forta nga ndërkombëtarët.

“Para sulmit të Banjskës në të gjitha forumet ndërkombëtare ku ka marrë pjesë kryeministri Kurti dhe presidentja Osmani, kanë treguar që janë të përfshirë të gjitha agjencitë e inteligjencës ushtarake, janë të përfshirë në luftën hibride siç ka qenë skenari i pushtimit të Gadishullit të Krimesë në atë që quhet Maskirovska. Sulmi i Banjskës vërtetoi para SHBA e BE  të gjitha deklarata e kryeministres Kurti dhe presidentes osmani. Pavarësisht investimeve qindra miliona dollarëshe për ta tërheq Vuçiç, e ka të pamundur të tërhiqet nga skema perëndimore, është i orientuar drejt Federatës Ruse, së bashku me Dodik nëpërmjet investimit dhe mbështetjes së institucioneve qeveritare. Kjo ka treguar ndikimin e Rusisë tek institucionet e sigurisë dhe e ka nxjerrë zbuluar. Nuk besoj që do të guxojë Vuçiçi, se ka marrë paralajmërimet nga Britania, Gjermania, Franca e SHBA. Në parlamentin britanik e amerikan e kanë demaskuar Vuçiçin dhe senatorja amerikane i kërkoi në Mynih dorëzimin e Radoiçiç. Një pjesë e paralajmërimeve nuk deklarohen në media por bëhen në takime”.

Mundësia për një atentat ndaj kryeministrit Kurti në Shkup pas kthimit nga OKB, për Dritan Demirajn është taktikë e udhëzimeve të Putinit ndaj Vuçiçit.

“Taktika e udhëzimet që ka dhënë Putini, të gjitha praktikat e Federatës Ruse. Të gjitha janë kopjuar nga Vuçiç, Dodik nëpërmjet aplikimit të luftës hibride ku futet goditja atentate deri në eliminimin e personave që e kundërshtojnë”.

Po kështu edhe vdekja e liderit opozitar rus Alexei Navalny në burgun rus, ëpr Demirajn, është pjesë e praktikës së Putinit

Padiskutim që nga viti 2000 deri në 2024 në të gjitha strukturat e FSB dhe Shërbimi Sekret Rus përgjatë këtyre viteve kanë realizuar 147 atentate. Një pjesë janë ekzekutuar me sukses, rreth 30% të dështuara, si atentatet në Londër, Turqi e territorin e BE asgjësimin e drejtuesve muxhahedinë e çeçenë që kanë qenë kundër lidershipit e politikës së brendshme të Putin. Navalny është një nga viktimat e radhës dhe zëri më i fuqishëm opozitar. Federata ruse funksionon mbi bazën e një trekëndëshi kisha-nacionalizmi dhe moscenueshmëria e liderit suprem/ A2 CNN

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button