ShowBiz

“Dashuria nuk është aksident”/Loredana debaton ashpër me Rozanën: Ndodh, unë kam zemër jo si ti që…

Ditën e djeshme Loredana dhe Rozana kanë debatuar shumë ashpër me njëra-tjetrën në lidhje me situatën e krijuar mes Lorit dhe Jozit. Rozana iu shpreh Loredanës se dashuria nuk është aksident që mund të ndodh ndërkohë që Lori iu përgjigj duke thënë se brenda shtëpisë së BBV ndodh. Ajo i tha gjithashtu se kishte zemër dhe jo si Rozana që nuk derdhi asnjë lot për Eglin kur u largua nga shtëpia.

Pjesë nga debati:

Rozana: Ik dashurohu me palaço. Me një njeri që ka denigruar të gjithë gocat këtu.

Loredana: Më ndodhi. 

Rozana: Të ndodhi?

Loredana: Nuk isha asnjëherë dakord për ato denigrimet. Asnjëherë.

Rozana: Dashuria nuk është aksident moj. Jo. 

Loredana: Kur je brenda kësaj shtëpie ndodh. Ndodh! Nuk do ti që të ndodhë por ndodh 

Rozana: Nuk është aksident dashuria. Pse po ndodh akoma?

Loredana: Nuk e di pse, nuk e di.
Rozana: Pse po e toleron veten të biesh…

Loredana: Ndodh…

Rozana: Dashuria u bë aksident tani që ndodh. U përplasa dhe më ndodhi. 

Loredana: Kur kalon shumë kohë me një person fillon dhe afeksioni, unë kam zemër jo si ti që ke kaluar të gjithë rrugëtimin tënd me Egli Takon. Asnjë lot nuk derdhe 

Rozana: Mos kalo me personat që nuk dinë të flasin, të të respektojnë dhe që kanë gojë të flliqur. Mos kalo, respekto veten dhe prindërit. 

Loredana: Derdhe më shumë lot për Gjestin sesa për Eglin. 

Rozana: Çfarë them unë dhe ku e ke hallin ti. Ti ke çmendur moj. 

Loredana: Jo, fare. 

Rozana: Unë flas për Jozin dhe ti del tek Egli.

Loredana: Nuk jam fare e çmendur.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button