Bota

Tragjedi në Itali/ Vdes skiatori 18-vjeçar pas aksidentit të frikshëm

Marco Degli Uomini, skiatori 18-vjeçar, i cili mbeti i plagosur të shtunën në Zoncolan, ka ndërruar jetë në spitalin e Udines.

Pas një fluturimi prej rreth 70 metrash, ai ra keq në dëborë dhe u dërgua menjëherë në spitalin në Tolmezzo me helikopterin Suem të Pieve di Cadore.

Sipas analizave fillestare, skiatori kishte pësuar fraktura të shumta dhe një dëmtim të dyshuar në kokë, por nuk i humbi ndjenjat pas aksidentit.

Një fakt që u kishte dhënë shpresë mjekëve dhe familjarëve, por menjëherë pas mbërritjes në spitalin e Tolmezzo lindën komplikime të rënda që kërkonin transferim të menjëhershëm në Udine.

“La Repubblica” raporton se pasi u fut në terapi intensive, 18-vjeçari ra në koma dhe më pas ndërroi jetë pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ta shpëtuar.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button