Sport

Ankth dhe panik për Manajn, sulmuesi humb ndjenjat në fushë

Rey Manaj ka ngjallur panik në ndeshjen e kampionatit turk, mes Sivasspor dhe Göztepe. Sulmuesi i Shqipërisë, humbi ndjenjat në fushë në minutën e 3-të, pas një përplasje të fortë kokë më kokë me një mbrojtës kundërshtar.

Pas një krosimi nga e majta, Manaj gjuajti topin me kokë, ndërsa në dyluftim njëri nga mbrojtësit e Göztepe e goditi te koka.

Si pasojë e kësaj, shqiptari humbi ndjenjat në fushë dhe u transportua me urgjencë në spital. Për fat të mirë, Manaj u përmend në ambulancë dhe është i vetëdijshëm.

Për këtë ka reaguar edhe klubi i Sivasspor, që konfirmon se Manaj për momentin është i vetëdijshëm.

“Futbollisti ynë Rei Manaj humbi ndjenjat si pasojë e një përplasjeje me një lojtar kundërshtar në minutën e 3-të të ndeshjes ndaj Göztepe. Pas ndërhyrjes së parë të ekipit tonë mjekësor në fushë, ai është dërguar me ambulancë dhe tashmë është i vetëdijshëm. Pas përfundimit të analizave të nevojshme, informacioni i detajuar për gjendjen shëndetësore të Rey Manajt do të ndahet me publikun. Futbollistit tonë i përcjellim urimet për shërim të shpejtë”, thuhet në njoftimin e klubit turk.

Pas analizave mjekësore, pritet të mësohet më shumë rreth gjendjes së futbollistit shqiptar.

https://twitter.com/beINSPORTS_TR/status/1898687397115711980

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button