Largimi i Eglit nga BBV, reagon Neda Balluku: Një lule mbetet lule edhe kur vyshket

Opinionistja Neda Balluku ka reaguar me një mesazh të fortë në rrjetet sociale pas largimit të papritur të Eglit nga Big Brother për arsye shëndetësore.
Në një postim në Instagram, Neda shkruan se njerëzit “shpirtprishur” dhe “kazmat njerëzore” komentojnë për vëmendje dhe shtim ndjekësish. Duke iu referuar Eglit, ajo shkruan se “një lule mbetet lule edhe kur vyshket në vjeshtë edhe kur çel në pranverë”.
“Lexoj sonte fjalë. Pafund fjalë… ndonëse një kapitull mbyllet, shpirtprishurit e kazmat njerëzore që marrin frymë për të kapur një folloë më shumë, nuk ndalen e vazhdojnë të rrokullisen me sekëlldi me veten, më keq se Gregor Zamza kur u gdhi kandërr dhe ndjeu neveri për atë që ishte shndërruar. Por mos harroni kurrë që një lule mbetet lule edhe kur vyshket në vjeshtë edhe kur çel në pranverë. Dhe pranvera vjen sërish”, shkruan ajo.

Neda ka kritikuar ashpër ata që përfitojnë nga situatat për vëmendje dhe thekson që edhe pas vështirësive, e vërteta dhe vlerat e dikujt mbeten të pandryshuara.