Shëndet

Uthulla e mollës bio, vlerat në shëndet dhe hapat se si ta dalloni nga uthulla e zakonshme

Që kur u zbulua për herë të parë në vitin 400 para erës sonë, uthulla e mollës është përshkruar si një eliksir magjik shërues dhe i fuqishëm.

Uthulla e mollës është një antibiotik i lëngshëm që lufton bakteret dhe ndihmon për një jetë të shëndetshme. Sipas të dhënave. uthulla më e mirë është ajo e padistiluar që bëhet nga mollë të freskëta.

Ajo që vjetërohet në fuçi druri, e cila përmirëson shijen natyrale të produktit. Ngjyra e uthullës së pafiltruar është kafe e ndezur. Ajo është e trashë dhe në fund të shishes vërehet një substancë si pëlhurë e cila në mesin e ekspertëve të ushqimit njihet si ‘nëna’.

Pëlhura magjike e uthullës së mollës

Kjo substancë e ngjashme me një pëlhurë që gjendet tek uthulla e pafiltruar është e pasur me enzima, antioksidantë, proteina dhe baktere.

Vlerat e uthullës së pafiltruar

Uthulla e pafiltruar është e pasur me minerale si kaliumi, fosfori, magnezi, sulfuri, hekuri e të tjerë. Duke qenë se kjo uthull vjen nga mollët, ajo është një burim i shkëlqyer i acidit malik. Ky acid ndihmon në zbutjen e dhimbjes, i jep trupit energji dhe djeg yndyrnat dhe largon qelizat e vdekura nga lëkura si dhe nxit prodhimin e kolagjenit.

Për më tepër, uthulla e pafiltruar e mollës veçohet edhe për përmbajtjen e lartë të kaliumit, i cili i mban në formë enët e gjakut. Mungesat e kaliumit shkaktojnë dhimbje të kockave dhe muskujve. Pa kaliumin, njeriu ndihet shumë i lodhur fizikisht dhe mendërisht. Njerëzit që kanë pak kalium në organizëm, harrojnë shpejt, kanë një kujtesë të pakët, janë nervozë, depresivë dhe në ankth.

Ata preken shumë lehtë nga zbokthi, u bien flokët ose u hollohen. Përpos të tjerave, njerëzit që vuajnë nga mungesa e kaliumit kanë duar dhe këmbë të ftohta.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button