Life Style

Ditëlindje mbi re, brenda festës luksoze të Paris Hilton në avionin privat

Paris Hilton u dha fansave të saj një paraqitje të shkurtër të gjithë organizimit që pati për ditëlindjen e saj duke shpërndarë video të shumta në Instagram Story të shtunën. Ylli i reality TV, e cila festoi ditëlindjen e saj të 43-të gjatë fundjavës, zbuloi se ajo hipi në një avion privat dhe bëri një udhëtim me bashkëshortin e saj, Carter Reum, dhe djalin e tyre, Phoenix Barron, 1 vjeç. Së pari, ylli i “Simple Life” ndau një video të Reum duke mbajtur djalin e tyre të vogël teksa po ecte drejt një makine të zezë.

Ti po shkon në një udhëtim për ditëlindjen e mamit,” dëgjohej Hilton duke i thënë Phoenix-it nga pas kamerës.

Më pas, ajo postoi një tjetër klip që tregonte pamjen e jashtme të një avioni privat të stolisur nga dhjetëra tullumbace. Disa madje shkruanin “Gëzuar ditëlindjen, Paris”. Pasi hyri në avion, Hilton drejtoi kamerën tek disa tavolina të zbukuruara me lule, shishe shampanje, karamele dhe syze dielli të bardha në formë zemre

Mund të shiheshin gjithashtu kek të vegjël dhe një kuti e madhe Chanel, ndoshta një dhuratë ditëlindjeje për Hilton. Në një video të tretë që këngëtarja shpërndau në Instagram, ajo u shfaq para kamerës e veshur me një kapele Louis Vuitton, një xhaketë të zezë dhe pizhame me stampa leopardi.

Është ditëlindja ime dhe në këtë ditë lindi një #ikonë. Kjo është ditëlindja ime e parë që festoj me të dy fëmijët e mi të bukur. Ndihem kaq nostalgjike se sa larg kam arritur dhe kaq e emocionuar për të ardhmen përpara si #SlivingMom.” shkroi Hilton në postim./LIVING

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button