Sport
Barcelona mund Benfikën me 10 lojtarë, një gol në fund nderon Liverpool-in në Paris

Barcelona ka marrë një fitore shumë të rëndësishme 0-1 në transfertë ndaj Benfikës, në ndeshjen e parë për fazën e 1/16-ve në Champions League, e luajtur në “Allianz Arena”.
Takimi u komplikua për katalanasit në minutën e 22-të, pas daljes me karton të kuq të Cubarsit.
Heroi i ekipit të Flick ishte Raphinha, me golin e tij në minutën e 61-të. Me interes të madh pritet të shihen ndeshjet e kthimit.
Në Paris, takimi PSG-Liverpool përfundoi 0-1 në favor të ekipit anglez. Për t’u theksuar një gol i anuluar i Kvaras për offside, pas 20 minutash lojë.
Në minutën e 87-të, Elliot ndëshkoi kampionët e Francës, duke ngritur në festë tifozët miq.