Dje në intubim, sot në zyrë/ Rama ‘ngjall’ Agaçin pas marrëveshjes me Dumanin

Agaçi është prova që shëndetësia të rilind. Ajo italiane. Dje në intubim, sot në punë. Mah. Të shkuara nëse ka pasur gjë vërtet’.
Kështu ironizon gazetari Flavio Qarri në një postim pasi Edi Rama u shfaq në krah të Sekretarit të Përgjithshëm të kryeministrisë, Engjëll Agaçi.
Të dy ishin të qeshur dhe Agaçi pak të linte përshtypjen se ka kaluar një kalvar. Por nuk është kjo ironia më e madhe.
Të shtunën, kryeministria shpërndau një fjalim të Edi Ramës me strukturat e PS, ku flitej me tone dramatike për Agaçin.
Sekretari i Përgjithshëm i kryeministrisë niset për një shkak thelbësor shëndetësor në Itali. E marrin, e fusin në sallën e operacionit, bën 3 bypass-e për shkak të bllokimit të koronareve dhe rrezikut imediat për jetën, pas një operacioni shumë të rëndë kalon në një ndalesë të funksionit të mushkërive dhe e fusin në frymëmarrje të drejtuar. Ditë të tëra nuk thoshte asnjë mjek që ky do bëhet prapë, “nuk e dimë, ja ta shohim, nuk e dimë”, domethënë mund të ndodhte hataja nga momenti në moment,” shprehej Rama.
“Po si mund të shkojë tani të bëjmë debat politik parti me parti për një fakt konkret të dikujt që është në spital dhe që tani që flasim duhet të vazhdojë të rikuperojë mushkëritë që i janë lënduar rëndë nga ndalesa,”theksonte ai.
Dhe ja disa orë më pas, mushkëritë janë rikuperuar, intubimi ka mbaruar dhe Agaçi shfaqet në kryeministri. Ekspertët thonë se duhet disa muaj për të marrë veten pas një ndërhyrje të tillë.
Por nëse dikush ka pasur dyshime për këtë që po ndodh, le t’i referohet shpërthimit të Edi Ramës ndaj deputetëve të tij pas një dalje televizive të ligjvënësit Etjen Xhafaj, i cili sulmoi SPAK-un, duke mbrojtur Erion Veliajn.
Rama u kërkoi të tijve që të ndalojnë çdo sulm dhe kritikë ndaj SPAK. Kryetari i opozitës, Sali Berisha, tha se kjo ishte pjesë e marrëveshjes mes Ramës dhe Dumanit.
Nuk është e vështirë që të kuptosh se kjo marrëveshje mund të ketë rikthyer Agaçin në krah të Ramës, duke treguar vërtet se shëndetësia bën mrekulli. Sigurisht ajo në Itali. Se kjo e Ramës të vret edhe kur nuk je për t’u vrarë.
© SYRI.net