Lajme
“E shpalli në kërkim nga drejtësia”, Rama shfaqet me Engjëll Agaçin: Ishte në fije të perit

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video me Sekretarin e Përgjithshëm të Kryeministrisë, Engjëll Agaçi.
Kryetari i PD-së, Sali Berisha kishte bërë akuza ndaj Agaçit ku pretendonte se ishte arratisur.
Rama: Ky është Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Engjëll Agaçi, të cilin Bufi i Kënetës e shpalli arratiak në kërkim nga drejtësia dhe e gjithë aradheja kënetore kanal më kanal e portal më portal, ia telendisi familjen e të afërmit, duke batërdisur publikun me kua-kua-kuara të ububushme, teksa tjetri ishte në fije të perit në reanimacion me frymëmarrje të drejtuar, pas një operacioni në zemër që pasoi nga një ndalim i funksionit të mushkërive.
/OraNews