Shëndet

Kufjet ‘shurdhojnë’ rininë/ Mjekët: Muzika e lartë, shkak për humbjen e dëgjimit

Të rinj që lëvizin  me kufje në vesh  është pamje e zakontë në rrugët e Tiranës, por tingujt e  lartë për një kohë të gjatë sipas mjekëve dëmtojnë dëgjimin.

Një në pesë persona  bashkëjetojnë me çrregullime të tilla. Për shkak të ekspozimit ndaj zhurmave studimet parashikojnë rritje të numrit  të njerëzve që do të shfaqin probleme me dëgjimin vitet në vijim.

Kemi brezin e ri që përdor kufje.  Adoleshentë të ekspozuar ndaj zhurmave. Dëgjimi i muzikës me tone të larta. Frekuentimi i ambjenteve ku ka shumë zhurmë, dëgjojmë boritë e makinave, trafik, klube,  lokale, jemi një popullsi e rrezikuar. Mund të jetë dhe vendi i punës, supozojmë një punëtore fasonerie, një oficer policie që bën qitje me armë dhe nuk mbron veshët, një që punon në pistën e avionëve , janë faktor që ndikojnë në rënien e dëgjimit.”, tha mjekja.

Moto e ditës botërore  të ndërgjegjësimit për problemet e dëgjimit këtë vit është për të ndryshuar mendësinë dhe për tu kujdesur për veshët.   Por kur duhet kërkuar ndihmë sipas mjekëve?

Në të gjitha rastet kur vërenë se ka vështirësi për të folur në telefon. Ka vështirësi për të komunikuar pa lexuar buzët. Nëse i flet nga pas e nuk dëgjon … “

Sipas mjekëve, humbja e dëgjimit mund të vijë edhe me moshën  ose  për shkaqe gjenetike, komplikacione gjatë lindjes, trauma apo dhe infeksione të ndryshme.  Në disa raste problem mund të trajtohet ndërsa në raste të tjera mund të menaxhohet me përdorimin e aparateve të posaçme.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button