Lajme

Rama urdhëroi deputetët të mos mbrojnë Veliajn nga SPAK, Baton Haxhiu shpjegon arsyet

Analisti Baton Haxhiu, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka folur për urdhërin e Edi Ramës, që deputetët e PS të mos mbrojnë Erion Veliajn dhe të mos godasin SPAK. 

Haxhiu tha se Rama e bën këtë për disa arsye, mes të cilave edhe pëlqyeshmëria e jashtëzakonshme që ka SPAK në popull. 

Rama ka qëndrim të tillë sepse SPAK ka pëlqyeshmëri të jashtëzakonshëm në publik, rreth 70% dhe refuzimi i kësaj është e rrezikshme para zgjedhjeve. PS ka patur qëndrim për këtë institucion. 

Rasti i Veliajt ku Rama e bën betejën, jo kundër SPAK por për drejtësi, ai thotë, ka qenë qëndrim që të drejtat dhe liritë e njeriut, prevalojnë një drejtësi burokratike. Ai kërkon që Veliaj të mbrohet në liri dhe jo të tjerët të fajësojnë SPAK për padrejtësi ndaj Veliajt. Këto janë koncepete krejt të ndryshme. 

Në fund, Veliaj mund të shfaqë probleme në PS, ka njerëzit e tij që dalin para SPAK, ka qenë skandaloze, një nga pikat më të shëmtuara. Këto shmangie duhet të jenë apriori, as nuk duhet të mendohen, janë paqartësi elementare, juridike. Mendoj se Edi Rama, e ka zgjidhur gjuhën për të disiplinuar, që të mos ndeshet me 70% që e mbështesin SPAK dhe të mos ketë përplasje ndërkombëtare, sidomos me BE, që është përkrahësi më i madh i SPAK”, tha Haxhiu. /OraNews

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button