Lajme

Takimi me emigrantët në Milano/ Berisha kërkon votën e shqiptarëve të Italisë: 2025-a është viti i bekuar i diasporës shqiptare! Fushata jonë do drejtohet nga kryestrategu i planetit

Berisha: Nuk  burgosen kundërshtarët politikë për të marrë mandatin. Ju jetoni në një vend të lirë dhe e dini se nuk ndodh që kundërshtarët politikë të burgosen për të vjedhur mandatet. Nuk ndërtohen rrugë dhe shkolla me 10-fishin e çmimit për të grabitur qytetarët. Nuk pasurohet një grusht hajdutësh në krye të shtetit dhe qeverisë me pasuritë e popullit.

Kush do ta besonte nëse do ta thosha disa muaj më parë se për të drejtuar fushatën tonë ka ardhur kryestrategu i planetit? Apo se qindra parti të qendrës së djathtë, në tre rezoluta, do të dënonin regjimin e Edi Ramës dhe narkodiktaturën.

Berisha: Miqtë e mi, Shqipëria këto vite nuk them se u bë vendi i malluar, por nga i cili shqiptarët vetëm largoheshin. U bë vendi nga i cili në 10 vite u larguan më shumë shqiptarë në historinë e kombit, 45% e tyre.

Çdo gjë ka një fund. Viti 2025 erdhi. Viti 2025 e shpall sot para jush, vitin e bekuar të diasporës shqiptare. Vitin e shqiptarëve të lirë që kudo në botë ngritën lart emirin e Shqipërisë dhe shqiptarëve. vitin e shqiptarëve që përsërisin me vete që do ti dalin zot Shqipërisë.

Jeni komuniteti më i integruar në këtë vend.

Viti 2025, është viti i diasporës shqiptare sepse këtë vit ju i bëni kombit, familjeve tuaja ndër dhuratat më të bukura, më të çmuara që i keni bërë në jetën tuaj. Këtë vit me votën tuaj, me vullnetin e palëkundur, firmosni fitoren e PD, firmosni rotacionin, fundin e narkodiktaturës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button