Luiz Ejlli ‘diss’ Top Channel-it: Në prag të firmosjes së kontratës së majme me Ferma Vip

Big Brother nuk ka mbaruar ende, por ‘Ferma Vip 2’ mësohet se është ‘në prag’ të nisjes. Ndryshe nga edicioni i parë, kësaj radhe në moderim nuk do të jetë më Fjoralba Ponari, por Luana dhe Marina Vjollca, ndërsa në ambientet e shtëpisë, rol që e mbante Bes Kallaku vjet, do jetë Luiz Ejlli.
Ish fituesi i Big Brother 2 mësohet se është në tratativa për të firmosur një kontratë shumë të majme me Vizion Plus, por ende nuk dihet nëse do ketë një marrëveshje apo jo.
Gjithsesi, duhet thënë që për ish-çiftin e Big Brother nuk do ishte aspak keq që ‘një dorë të ishte në kadaif, e një dorë në bakllava’. Kiara u pozicionua mirë në ‘Portokalli’ dhe tani është radha e Luizit të jetë në ‘Ferma Vip’, në dy logo të ndryshme televizioni.