Nis procesi i Primareve/ Demokratët zgjedhin kandidatët për deputetë të PD për zgjedhjet e 11 majit

Ka filluar procesi i votimit për primaret për përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike, në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.
Procesi i votimit filloi normalisht në 08:00 në te gjitha qëndrat e votimit dhe do të përfundojë në orën 18:00. Në qarkun e Fierit janë 22 kandidatë, për të cilët do të votohet për të zgjedhur të preferuarin nga ana e demokratëve.
Mënyra e votimit është një anëtar, një votë.
Emrat e kandidatëve:

PD dega Fier. Pritet të votojnë 1200 antarë
PD dega Mallakastër. 300. Nga 1200 anëtarë
PD dega Roskovec. 650 nga 700
PD dega Patos. 550 nga 1200
Nga afro 7 mijë anëtarë të PD priten të votojnë afro 4 mijë për Bashkitë Fier, Patos, Mallakastër e Roskovec.
Të drejtën e votimit e kanë antarët e PD me karta antarsësie para vitit 2021
I pari në kutinë e votimi ishte drejtuesi polituk Gazment Bardhi që votoi PD, dega Fier. Pritet të votojnë 1200 anëtarë.
Ka nisur procesi i primareve edhe në Qarkun e Vlorës, ku jane 13 kandidatë në garë.
Nga i gjithë qarku pritet të votojnë 3000 anëtarë me të drejtë vote, procesi ka nisur i qetë.
Drejtuesi Politik Bujar Leskaj ka qenë prezent që në fillim të procesit për monitorim dhe gjithashtu ka votuar.