Bota

Dita me 25 orë? NASA: Ja sa po rritet çdo vit …

Dita po bëhet pak më e gjatë çdo vit dhe kjo shkaktohet nga rrotullimi i tokës që po ngadalësohet nga Hëna. Syri ynë nuk e percepton ende por kjo sipas Nasa-s po ndodh sepse Hëna jonë merr energji nga Toka dhe ngadalë largohet nga Toka. Kjo zhvendosje mund të vërehet dhe matet vetëm falë Retroreflektorit të NASA-s me shtrirje lazer, i cili dërgon sinjale lazer që kthehen në satelitët brenda atmosferës së Tokës. Çdo sinjal lazer duket se kërkon milisekonda më shumë për t’u rikthyer në tokë, gjë që tregon se dita po zgjatet.
Koha në Tokë
Vetë koha është ende diçka mjaft komplekse nga një këndvështrim shkencor dhe diçka që ne ende kemi vështirësi ta krahasojmë në një terren më filozofik. Koha është vetëm një perceptim nga mendja njerëzore, e cila përpiqet t’i japë kuptim jetës përmes një afati kohor siç ne duam ta quajmë atë.

Hëna jonë mbahet në orbitë nga forca gravitacionale e Tokës. Hëna gjithashtu ushtron forcën e saj gravitacionale në Tokë, e cila ndikon në rrotullimin e saj duke i detyruar oqeanet të formojnë një fryrje baticore. Megjithatë, Hëna po thith shumë forcë gravitacionale të Tokës, e cila ndikon në gravitetin tonë me një përqindje shumë të vogël, duke ngadalësuar rrotullimin e Tokës, duke bërë që koha në tokë të perceptohet si më e gjatë.

Për të qenë të saktë, bazuar në llogaritjet e NASA-s në 100 vitet e fundit për shkak të ngadalësimit të rrotullimit të Tokës, dita u bë 1.4 milisekonda më e gjatë (0.0014 sekonda). Nëse mesatarizojmë ngadalësimin e rrotullimit të Tokës në 2000 vitet e fundit bazuar në të dhënat historike të eklipseve diellore, mund të mesatarizojmë që dita zgjatet me 2,5 milisekonda (0,002 sekonda) çdo shekull.

Kjo na çon në pyetjen e madhe.

Sa kohë deri në një ditë do të jetë 25 orë?
Së pari, le të vëmë në perspektivë disa gjëra. Bazuar në llogaritjet e bëra nga NASA do të duheshin 50,000 vjet për të shtuar një sekondë në gjatësinë e një dite. Dita jonë numërohet me orë, çdo orë ka 60 minuta dhe çdo minutë ka 60 sekonda.

 Një orë është 3,600 sekonda, kështu që nëse e llogarisin atë me 50,000 vjet, do të na japë përgjigjen që kërkojmë. Për t’iu përgjigjur pyetjes, do të duhen edhe 180 milionë vite të tjera derisa dita të zgjasë 25 orë në vend të 24.

Megjithatë, në ato 180 milionë vjet mund të ndodhin ngjarje të tjera të mëdha kozmike, të cilat mund të ndikojnë ndjeshëm në rrotullimin e Tokës, duke sjellë kështu një ditë 25 orëshe shumë më shpejt se sa pritej. Shpresojmë, deri atëherë asnjë meteor aq i madh sa të shkatërrojë Tokën nuk do të godasë planetin tonë

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button