Lajme

Humoristi i burgut? Strategjiku pa lekë në xhep, Gaz Paja në SPAK për dosjen Veliaj-Xoxa 

Zbardhen detaje nga thirrja e aktorit Gazmend Paja në SPAK. Burime për CNA bëjnë me dije se Gaz Paja është paraqitur në SPAK për dosjen “Veliaj-Xoxa”.

Burime pranë aktorit i thanë CNA-së se ai ka qenë njoftuar më parë, pra ka qenë në dijeni pse është thirrur, pasi ka bërë transaksione me Erion Veliajn dhe Ajola Xoxën në lidhje me çështje pronash dhe pasuri të paluajtshme dhe ka pasur komunikime me kryebashkiakun Erion Veliaj.

Gaz Paja ka jetuar në apartamentin sipër banesës së Erion Veliajt dhe ka pasur komunikime me kryebashkiakun e arrestuar të Tiranës./ CNA

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button