Egli nuk heq dorë, Gjesti nuk le gjë pa i thënë: Nuk më pëlqen!

Mbase Egli e ka strategji për të ndenjur në Big Brother, ose ajo është dashuruar vërtetë. Por e vërteta e hidhur është që Gjesti ia ka thënë në sy banores se nuk ka ndjenja ndaj saj, me gjithë raportin intim që kanë patur. Pavarësisht kësaj, banorja i ka dalë në krah atij në shumë raste.
Ndonëse u gjykua nga persona të shumtë si në shtëpi dhe jashtë saj, Egli nuk hoqi dorë nga respekti apo ndjenjat që ka krijuar për Gjestin.
Mirëpo nga ky i fundit, kritikat dhe ironitë ndaj banores sa vijnë e shtohen.
Egli: Unë e ha veten me dhëmbë dhe e bëj copë akulli, e kam provuar. E di që e bëj, po e bëra mbaroi, hajde sa të duash ti pastaj.
Gjesti: Mos më rri mua si e urtë, unë dua femrat që edhe më bërtasin. Po të flas për tipin e femrës që dua unë. Kjo është, nuk ka tjetër. Me këmbët e femrës jam i dashuruar.
Egli: Më ke thënë që ‘e ke të mirë këmbën’.
Gjesti: Ndoshta nuk më pëlqen gishti i madh.
Gjatë bisedës së tyre, ka ndërhyrë edhe Amber, e cila ka dhënë mendimin e saj për këtë marrëdhënie që vetëm romantike nuk duket.
Amber: Ju jeni dy persona që pëlqehen.
Egli: Gjesti ka thënë se duhet me i kry gjërat (duke nënkuptuar seksin), pastaj dua të shoh a dua lidhje. Ndërkohë, tani thotë ‘dua të jem i dashuruar pastaj të lidhem’.
Gjesti: Kush e ka thënë këtë, që ‘dua me qenë i dashuruar pastaj me e prek çikën’?
Egli: Ti ke thënë që ‘mua po më lind diçka, por më le ta shijoj këtë gjë’.
Gjesti: Të kam thënë, po nuk më ke lënë, me veprimet që ke bërë.
Egli: Çfarë të kam bërë unë ty?
Danja: Egli nuk është tipi jot.