Zbulohet strategjia e Veliajt, ja pse po e sulmon prokurorin Ols Dado

Erion Veliaj ka vazhduar sulmet e tij të pandalshme në më shumë se dy javë pas arrestimit të tij me një vendim të gjykatës.
Në fakt, janë dy vendime: është vendimi i parë dhe vendimi i dytë i dhënë nga gjyqtari Erion Bani.
Po të shikojmë sjelljen e Veliajt, kryebashkiakut të Tiranës, ai ka një gjuhë të ashpër, kanosëse, me fyerje, me shpifje, me sharje ndaj prokurorit Ols Dado. CNA i ka sjellë disa nga termat që përdor si: “vrasës me pagesë”, “lunatik”, “Ols Violina”, “i paepur”, “lëpirës” etj.
Po kjo nuk bëhet pa qëllim. CNA ka mësuar nga burime pranë Erion Veliajt se kjo është një strategji e qartë dhe e mirëfilltë e avokatëve të tij dhe e tij personalisht.
Duke sulmuar prokurorin Ols Dado, Erion Veliaj kërkon që të regjistrohet një çështje penale për kanosje apo për shpifje dhe fyerje bërë nga dëshmitari.
Sipas neneve përkatëse të Kodit Penal, neni 317-318, në momentin që regjistrohet një çështje penale, Erion Veliaj nuk e ka problem fare që të dyja këto çështje shkojnë me gjobë nga 3 muaj deri në 3 vite heqje lirie, por ai ka një qëllim, që të hapet, të regjistrohet një çështje penale ndaj Erion Veliajt nga ana e prokurorit Ols Dado.
E kërkon këtë sepse në momentin që regjistrohet një çështje penale nga ana e prokurorit Ols Dado kundër Veliajt apo fillon një hetim a regjistrohet një çështje penale për fyerje dhe shpifje apo kanosje nga ana e dëshmitarit apo prokurorit, në këtë rast prokurori duhet të dorëhiqet se është në konflikt interesi, sepse ka një çështje përballje direkt.
Ai kërkon një çështje në prokurori në lidhje me kanosjen, fyerjen etj ndaj tij dhe në momentin që ka një çështje Ols Dado kundër Erion Veliajt për shkak të kërcënimit apo fyerjes apo kanosjes bërë nga kryebashkiaku i Tiranës në këtë moment prokurori duhet të dorëhiqet.
Erion Veliaj nuk ka mundur dot ta blejë Ols Dadon dhe prandaj dhe ky i fundit është objekt sulmesh, shpifjesh, fyerjesh, sharjesh, intimidimesh sepse SPAK-u nuk u ndërtua sot. Ols Dado nuk ka shkuar sot, ka vite në SPAK dhe në asnjë moment as Erion Veliaj as zyrtarët e PS-së nuk kanë pasur pretendime për të si prokuror.
Por fillojnë mekanizmat dhe në mediat e inkriminuara dhe të paguara nga korrupsioni i bashkisë dhe lekët e inceneratorëve të fillojnë më pas të sulmojnë, të akuzojnë, të nxjerrin shpifje, gënjeshtra, të inskenojnë fjalë që nuk janë thënë në seancë gjyqësore e kështu me radhë.
Kjo tregon qartë se Erion Veliaj nuk ka mundur ta kapë dot Ols Dadon, pavarësisht se ka frikë të përmendë emrin e Altin Dumanit, i cili është po ashtu prokuror i dosjes, por strategjia tashmë është e zbuluar dhe mjaft e qartë: Erion Veliaj kërkon të regjistrohet një çështje penale kundër tij për shpifje, fyerje dhe kanosje që i bën prokurorit Ols Dado që ky i fundit më pas të japë dorëheqjen nga dosja.
Kjo është strategjia dhe asgjë më shumë se kaq! / Burimi: CNA.al