Lajme

Rreziku nga sulmet kibernetike/ Policia del me apel: Mos hapni mesazhe dhe email-e të dyshimta!

Policia e Kosovës ka lëshuar një apel të rëndësishëm për qytetarët, duke u kërkuar atyre të jenë të vëmendshëm ndaj mesazheve dhe email-eve të dyshimta që mund të përmbajnë lidhje mashtruese.

Në një postim të bërë në rrjetet sociale, Policia e Kosovës njoftoi: ” Apel për kujdes ndaj phishing-ut! Të nderuar qytetarë, ju lutemi të jeni të vëmendshëm ndaj mesazheve dhe email-eve të dyshimta që mund të përmbajnë lidhje mashtruese”

Në apel, Policia theksoi se qytetarët nuk duhet të hapin lidhje të dyshimta dhe as të ndajnë të dhënat e tyre personale me burime të panjohura, pasi kjo mund të çojë në viktimizimin nga sulme të mundshme kibernetike.

Mos hapni dhe mos ndani të dhëna personale me burime të panjohura, pasi mund të bëheni viktimë e sulmeve kibernetike”, tha Policia, duke shtuar se në rast dyshimi qytetarët mund të kontaktojnë Policinë e Kosovës për mbështetje dhe verifikim, duke përdorur numrin e urgjencës 192.

“Qëndroni të sigurt në internet!”, ishte mesazhi përfundimtar i Policisë, duke inkurajuar qytetarët të jenë të kujdesshëm dhe të ruajnë informacionet e tyre personale./Telegrafi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button