Topollaj: Kushdo që ka vjedhur në burg! Po pse, Klaudia Shifer është Ajola Xoxa që blen 900 mijë euro të brendshme e të jashtme

Diplomati Spartak Topollaj në studion e lajmeve në “Ora News” deklaroi se kushdo zyrtar që ka futur duart dhe ka vjedhur paratë e buxhetit të shtetit duhet të futet në burg.
Po ashtu, Topollaj referoi dhe 24 masat e sigurisë të lëshuara nga SPAK-u ndaj pedagogëve dhe stafit akademik të Universitetit Bujqësor.
Kushdo që fut duart te Buxheti i Shtetit duhet të shkojë në burg, kjo është e panegociueshme.
Por është fakt që më pak se para disa minutash u dha lajmi për 24 urdhëra sigurie për stafin e Universitetit Bujqësor.
Po ç’janë more këta zyrtarë që vetëm vjedhin? Kemi 26 apo 27 kryetarë bashkishë në hetim nga SPAK-u? Kemi 24 nga PS-ja dhe 2 nga PD-ka, për këta të fundit mendoj se janë thirrur për një lloj balance. Ku e mësuan këta këtë vjedhje? Ç’janë këto tendera pa fund.
Dhe t’i kthemi edhe një herë Lali Erit. Klaudia Shifer apo Naomi Kembell është Ajola Xoxa që blen 900 mijë euro veshje, të brendshme e të jashtme, gjoja i ka “Harabeli”, jo po trumcaku, jo po papagalli”, u shpreh diplomati Topollaj
/OraNews